Në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar me shtetësi të huaj, pasi gjatë kontrollit policor tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një sprej dhe një pajisje elektroshoku. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Kamenicë, gjatë një kontrolli në veturë, te një i dyshuar është gjetur një karikator dhe 26 fishekë të kalibrit 9 mm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast është shënuar në Rahovec, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një kondak armë (model i panjohur) dhe një detektor metali. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një armë zjarri, një karikator me 10 fishekë dhe 8 gëzhoja. I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar në koordinim me prokuroritë përkatëse dhe në përputhje me ligjet në fuqi.