Sipas njoftimit, Rexhepi i informoi ekspertët e BE-së për trajtimin e ankesave administrative nga Gjykata Supreme, të cilat paraqiten kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Proceset zgjedhore në Kosovë kanë arritur një nivel të lartë të konsolidimit dhe besueshmërisë institucionale”, tha Rexhepi.

Në anën tjetër, ekspertët e EEM-së, nënvizuan se pas përmbylljes së procesit zgjedhor, do të hartojnë dhe publikojnë Raportin Final, i cili do të përmbajë rekomandime për avancimin e mëtejshëm të standardeve zgjedhore në Kosovë.