Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë, bashkëpunimin policor dhe forcimin e koordinimit ndërkufitar.

Drejtori i përgjithshëm Hoxha falënderoi ambasadorin për vizitën dhe theksoi gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të avancuar më tej bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet e Malit të Zi.