By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse
January 23, 2026
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot
January 23, 2026
Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt
January 23, 2026
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë
January 23, 2026
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajonale
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
Lajme

Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 10:44 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit në qytetin e Podujevës, me një tubim të organizuar me gratë dhe vajzat e këtij qyteti.

 

Shpejtim Bulliqi, kryetar aktual, i cili synon edhe një mandat në krye të kësaj komune premtoi se Podujeva do të ketë perspektiva të reja përmes projekteve dhe investimeve të planifikuara, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim.

Para se të shpaloste programin e tij dhe të kërkonte edhe një mandat tjetër në krye të komunës, Bulliqi foli për arritjet e qeverisjes së tij katërvjeçare në Podujevë.

“Nuk kemi asnjë fushë institucionale apo shërbim që nuk ka pësuar ndryshime gjatë këtyre katër viteve. Ne nuk themi se nuk është punuar për 20 vite, por këto pesë vite kanë qenë intensive. Këto punë e kanë ndryshuar Podujevën. Jemi fokusuar në pamjen e qytetit, fillimisht me sheshin, kjo ka qenë puna e parë”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, ai kërkoi besimin e qytetarëve për edhe një mandat tjetër, duke premtuar përfundimin e projekteve të nisura.

“Kemi filluar një projekt për kuzhinën qendrore, që të ofrojmë ushqim për nxënësit, pasi planifikohet që në mandatin e ardhshëm të fillojë mësimi i plotëditor. Gjatë kësaj periudhe, fëmijët do të kenë mundësi të ushqehen në shkolla, në mënyrë që nënat të mos kenë obligim për ushqimin. Po ashtu, kemi projektin për të moshuarit”, shtoi ai.

Në këtë tubim u theksua gjithashtu se avancimi dhe mbështetja e grave do të jetë prioritet i qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

You Might Also Like

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë

Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajonale

ZKA nis auditimin Termokos-it – nëse po menaxhon në mënyrë efektive

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Propaganda Ortodokse Ruse sulmon Patriarkun Bartolomeu, duke e quajtur atë ‘Antikrisht me Rasë’

Kosova Times Kosova Times January 15, 2026
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
Në RAI nis programi i parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
Lindita Nikolla dorëhiqet nga pozita e kryetares së Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?