Gjykatësi Royce Lamberth tha se zyrtarët qeveritarë kishin treguar një “mospërfillje shqetësuese” për vendimet e mëparshme të gjykatës, duke shtuar se nevojitet një shqyrtim i mëtejshëm për të përcaktuar nëse Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka përmbushur mandatin e saj ligjor që Zëri i Amerikës “të shërbejë si një burim lajmesh vazhdimisht i besueshëm dhe autoritar”, raporton Reuters.

Ky vendim vjen pasi administrata amerikane ndërpreu papritur transmetimet e Zërit të Amerikës me urdhër ekzekutiv në mars, ndërsa planet për të shkurtuar 532 vende pune me kohë të plotë në agjenci mbeten ende në fuqi.