By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë
January 31, 2026
Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein
January 31, 2026
Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike
January 31, 2026
Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mërkurën nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Të mërkurën nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë
Shëndetësi

Të mërkurën nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 6:30 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë njoftuar se të mërkurën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.

 

Sipas njoftimit të IKShPK-së, vaksinimi do të kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar.

“Ju ftojmë të paraqiteni në qendrën tuaj të mjekësisë familjare për të marrë vaksinën falas”, thuhet në njoftim.

IKShPK ka bërë të ditur se gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtësisht dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht tek fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.

Simptomat më të zakonshme janë: ethet, kollitja, dhimbjet e muskujve, lodhja dhe dhimbjet e kokës. Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga gripi dhe komplikimet që ai mund të shkaktojë.

Punonjësve shëndetësorë u rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë.

Po ashtu, gratë shtatzëna këshillohen të vaksinohen për të siguruar mbrojtje të plotë për veten dhe foshnjën.

Ndër profesionet e tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë punonjësit e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit dhe edukatorët, si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar.

You Might Also Like

Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve

Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta

EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

BQK: Dërgesat e mërgatës tejkalojnë vlerën e 1.3 miliardë eurove

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Kompanitë milionëshe që po i mbajnë të rinjtë në Kosovë
Nëntë ish-ministra intervistohen nga Komisioni hetimor për tekste
ShBA-ja paralajmëron Korenë e V. që të mos e furnizojë me armë Rusinë
Sot moti me diell dhe vranësira të pjesshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?