By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili mori pjesë në takimin vjetor të Forumit të Iniciativës së Vjenës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Ismaili mori pjesë në takimin vjetor të Forumit të Iniciativës së Vjenës
Ekonomi

Ismaili mori pjesë në takimin vjetor të Forumit të Iniciativës së Vjenës

Kosova Times
Last updated: 2025/10/01 at 7:06 PM
Kosova Times Published October 1, 2025
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në Takimin Vjetor të Forumit të Iniciativës së Vjenës (Vienna Initiative), i cili u mbajt më në Bruksel organizuar nga Komisioni Evropian, me pjesëmarrjen e Komisioneres së BE-së, Maria Luís Albuquerque.

 

Forumi mblodhi së bashku guvernatorët e bankave qendrore, rregullatorët, institucionet financiare ndërkombëtare, bankat dhe përfaqësues të sektorit më të gjerë financiar për të diskutuar lidhur me Unionin e Kursimeve dhe Investimeve si dhe mundësitë e integrimit të Tregjeve të Kapitalit në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE).

Takimi u drejtua nga z. Boris Vujçiq, Guvernator i Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe Kryesues i Komitetit Drejtues të Iniciativës së Vjenës. Pjesëmarrës të nivelit të lartë ishin gjithashtu John Berrigan, Drejtor i Përgjithshëm i DG FISMA dhe z. Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG ENEST, së bashku me guvernatorë dhe zëvendës-guvernatorë nga bankat qendrore të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.

BQK riafirmoi përkushtimin e saj të fortë për avancimin e integrimit në tregun evropian, duke theksuar rëndësinë e reformave të vazhdueshme të infrastrukturës së tregut dhe rrugëtimin strategjik të Kosovës drejt anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Anëtarësimi në SEPA si prioritet për BQK-në, përfaqëson jo vetëm modernizimin e sistemit të pagesave, por edhe një hap thelbësor drejt harmonizimit me standardet e BE-së dhe thellimit të integrimit financiar dhe ekonomik evropian.

Diskutimet gjatë forumit nënvizuan rëndësinë e një infrastrukture të qëndrueshme të tregut financiar të BE-së për mbështetjen e Unionit të Kursimeve dhe Investimeve. Në këtë kontekst, BQK angazhohet të avancojë legjislacionin për të zgjeruar qasjen në financim dhe për të krijuar tregun e kapitalit, krahas reformave që synojnë forcimin e sistemeve të pagesave, avancimin e praktikave mbikëqyrëse dhe rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së ekosistemit financiar të Kosovës. Këto nisma synojnë rritjen e besimit të investitorëve, për të zgjeruar qasjen në shërbime financiare dhe për të mbështetur konkurueshmërinë afatgjatë të ekonomisë.

Në kuadër të Forumit, Guvernatori Ismaili takoi dhe diskutoi me përfaqësues të lartë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (BQE), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore (BB), si dhe me guvernatorë të bankave qendrore të rajonit (CESEE).

BQK rikonfirmon përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit rajonal, përshpejtimin e integrimit financiar dhe avancimin e reformave, ku anëtarësimi në SEPA shërben si bazë e modernizimit dhe integrimit financiar dhe si nxitës i rritjes së qëndrueshme ekonomike, me përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

You Might Also Like

ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore

Kungull i mbushur: 6 receta mbresëlënëse për tryezën festive

3 pije të thjeshta që ju rikthejnë vullnetin pas një dreke të bollshme

5 trende që do të shënojnë vitin 2026: Mënyra se si udhëtojmë do të ndryshojë plotësisht

Rriten investimet e huaja, mungesa e punëtorëve sfidë

Kosova Times October 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Politika amerikane, roli i BE-së dhe Kosova

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
Erdogan viziton Gjermaninë në kohën kur dallimet për luftën Izrael-Hamas po zgjerohen
AShAK me ekspozitë në nderim të Adem Demaçit për Pavarësinë e Kosovës
“Donetsku dhe shkëmbimi i territorit”. Ky është transkriptimi i telefonatës nga njerëzit e Trump dhe Putin
Punëtori pakistanez ikë nga shtëpi në Llapnasellë, rasti nën hetime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?