By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
November 17, 2025
Hamza nderon Thaçin: Me vizion e sakrificë e bënë Kosovën shtet
November 17, 2025
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK ka nevojë për një momentum të ri
November 17, 2025
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë
November 17, 2025
Gërvalla në ‘La Sapienza’:Integrimi i Kosovës në BE, nevojë strategjike
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Lëvizja studentore e 1 tetorit 1997, një etapë kyçe drejt çlirimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kurti: Lëvizja studentore e 1 tetorit 1997, një etapë kyçe drejt çlirimit
Uncategorized

Kurti: Lëvizja studentore e 1 tetorit 1997, një etapë kyçe drejt çlirimit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/01 at 1:54 PM
Kosova Times Published October 1, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar se sot bëhen 28 vjet nga protesta më e madhe studentore në Kosovë, e mbajtur më 1 tetor të vitit 1997, kur si thotë ai “mijëra njerëz nga e tërë Kosova, u bënë bashkë në një nga demostrimet më masive të vullnetit politik të shqiptarëve në historinë moderne të Kosovës”.

 

“Atë ditë, më 1 tetor 1997, pas gjashtë vitesh të kaluara pa protesta dhe demostrata, mijëra qytetarë të Kosovës iu bashkuan protestës paqësore të thirrur nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP), kundër shtypjes, dhunës dhe segregimit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, përkujton Kurti në një postim në Facebook.

Ai tregon se si të veshur me këmisha të bardha me stemën e Universitetit të Prishtinës në to, mijëra studentë dhe profesorë universitarë bashkë me qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, me parulla në duar me thirrje për t’u kthyer në hapësirat e fakulteteve të UP-së, kundër shkeljeve të lirive dhe dhunimit të të drejtave të njeriut mbi baza etnike, u nisën nga lagjja Velania për në kampusin e UP-së.

“Por vetëm disa qindra metra më poshtë, policia dhe punëtorët e sigurimit të fshehtë të Serbisë, ndërhynë dhunshëm ndaj protestuesve paqësorë, duke i rrahur dhe arrestuar shumë prej tyre. Përmes objektivave të kamerave të dhjetëra mediave ndërkombëtare, pamjet e protestës së 1 tetorit 1997, e kthyen Kosovën në një top lajm në mediat botërore. Me rektorin Ejup Statovci në ballë, krah për krah me shokët dhe shoqet studentë nga të gjitha fakultetet, atë ditë u kthyem në një trupë politike të admirueshme dhe të mbështetur nga pothuajse e tërë Kosova”, shton tutje Kurti.

Sipas tij, rezistenca paqësore e popullit të Kosovës, e qendërzuar rreth organizimeve të lëvizjes studentore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, i tregoi regjimit kriminal të Serbisë në Jugosllavi dhe botës demokratike në Perëndim, që shqiptarët e Kosovës ishin të vendosur në rezistencën e tyre për jetësimin e vullnetit të tyre politik: për liri dhe për shtetndërtim.

“Që nga viti 1991, regjimi i apartheidit i Serbisë që ishte instaluar në Kosovë mes viteve 1989 – 1991, i kishte përjashtuar studentët dhe profesorët nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, siç kishte bërë edhe me nxënësit e mësimdhënësit e shkollave të mesme. Deri në shpërthimin e luftës në Kosovë, rreth 3000 shtëpi dhe lokale private u adaptuan në ambiente të improvizuara për zhvillimin e sistemit arsimor, në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme. Protesta e 1 tetorit 1997, e theu dhe shembi figurën e mitizuar të “policit serb” të sfidueshëm siç e prishi edhe pasivitetin e tejzgjatur të rezistencës së viteve të fundit”, shkruan Kurti.

Ai shton se protestat studentore të kthyera në demostrata popullore, i paraprinë dhe iu bashkangjitën luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që pasoi nga fundi i vitit 1997 deri në çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.

“Duke i kujtuar shokët dhe shoqet studentë, profesorët e nderuar të Universitetit të Prishtinës dhe mijëra e mijëra qytetarë që patën vetëdijen dhe guximin për t’iu bashkuar lëvizjes studentore të UP-së në atë etapë aq të rëndësishme të rrugës së popullit të Kosovës drejt çlirimit të saj”, përfundon Kurti.

You Might Also Like

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Kokat e partive politike humbëse të zgjedhjeve pa hamendje duhet të japin dorëheqje

Dogana asgjëson sasi të shamponëve të falsifikuar

SBASHK mbështetë RTK-në,paralajmëron mobilizim nëse s`ka zgjidhje për pagat

PDK dorëzon ankesën në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Kosova Times October 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bisedime ‘intensive’ për dialogun: Gjashtë ndërkombëtarë zbarkojnë në selinë e LDK-së

Kosova Times Kosova Times March 14, 2023
Rizvanolli Shalës: Derisa PDK-ja s’i voton marrëveshjet ndërkombëtare, s’do të përgjigjem në pyetjet tuaja
Lufta e fshehtë psikologjike e Putinit në Evropë: FBI zbuloi se si Rusia manipulon njerëzit në Perëndim
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I shkakton dhunë psiqike nënës, arrestohet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?