Sot në Reporting House në Prishtinë u shënua 28-vjetori i Protestave Studentore të 1 Tetorit 1997, vlerësohet një moment historik i rezistencës aktive dhe angazhimit qytetar në Kosovë.
Në panel morën pjesë protagonistë dhe organizatorë të këtyre protestave: Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Mihane Salihu-Bala dhe Remzie Shahini-Hoxha, të cilët ndanë kujtimet e tyre mbi organizimin, sfidat dhe vendosmërinë e studentëve të asaj kohe.
Njeri nder liderët e lëvizjes studentore në debatin e organizuar për nder të 1 Tetorit 1997 nga Reporting House, pos tjerash theksoi se 1 Tetori 1997 shënon aktivizimin e lëvizjes politike studentore në kryengritje studentore me përmasa gjithë popullore, duke e mbytur frikën. Sipas tij, 1 Tetori i vitit 1997 është simbol i aktivizmit studentor për lirinë e Kosovës. Ai tha se protesta e 1 tetorit është lëvizje që kontribuoi në lirinë e Kosovës.