By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qelaj: Mungesa e Kuvendit, sfidë kryesore për institucionet e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Qelaj: Mungesa e Kuvendit, sfidë kryesore për institucionet e Kosovës
Uncategorized

Qelaj: Mungesa e Kuvendit, sfidë kryesore për institucionet e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/10/01 at 3:36 PM
Kosova Times Published October 1, 2025
Share
SHARE

Avokati i Popullit organizon takim me partnerët ndërkombëtarë për 25-vjetorin e themelimit të institucionit Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka organizuar të martën një takim me partnerët ndërkombëtarë për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të këtij institucioni.

 

Gjatë takimit, Qelaj theksoi se mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës përbën një sfidë të madhe për funksionimin e institucioneve të vendit.

“Së fundmi, sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera pas zgjedhjeve. Gjatë viteve të mia si Avokat i Popullit, kam vërejtur një tendencë që, në situata të tilla, institucionet e pavarura goditen dhe janë nën kërcënim në forma të ndryshme – qoftë përmes deklaratave publike, qoftë përmes anashkalimit dhe injorimit të qëndrimeve që i merr Avokati i Popullit,” theksoi Qelaj.

Ai vuri në pah edhe sfidat e tjera, si mungesa e vullnetit politik për funksionalizimin e institucioneve.

“Nuk ka qenë e lehtë që sot të jemi një institucion i konsoliduar, bazuar në standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, dhe me një rol kyç në shtetndërtimin e Kosovës, sa i përket respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit ka pritur në zyrën e tij mbi 52 mijë qytetarë, që është një tregues i jashtëzakonshëm i hapjes dhe afërsisë ndaj shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve të të gjitha etnive dhe komuniteteve. Janë mbi 2,300 rekomandime që i janë dhënë autoriteteve publike, lidhur me avancimin dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Për më tepër, mbi 90 agjenci ndërkombëtare e kanë mbështetur këtë institucion. Sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera”, tha Qelaj.

Avokati i Popullit u shpreh para diplomatëve të huaj për nevojën që partneriteti me aleatët ndërkombëtarë të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili vlerësoi arritjet e Avokatit të Popullit në avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times October 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shkëmbime të nxehta për emigracionin e çështje të tjera në intervistën e Harrisit për Fox News

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas
Ambasada e ShBA-së: Të nderohet sakrifica e atyre që bënë historinë
Amerikanët publikojnë foton e pushkës së përdorur në sulmin në Manhattan
Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?