Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Fushë Kosovë.
Dy persona, viktima të rastit, kanë njoftuar Policinë se disa persona të maskuar kanë depërtuar me forcë në objektin e tyre afarist. Sipas raportimeve, të dyshuarit kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme armësh, duke shkaktuar një dëm të madh material.
Ekipet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorëve, njofton policia e Kosovës.