Në një postim në ‘Facebook’ i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetje e fuqishme për Ali Berishën, kandidati për kryetar të Pejës.

“Vendosmëria e qytetarëve për ta rikthyer Pejën aty ku e meriton është e qartë dhe e fuqishme”, është shprehur Haradinaj, teksa shtoi se Peja ka pasur kohë të arta, kur sporti dhe ekonomia ishin kryefjalë për gjithë Kosovën.

“Lista e Aleancës në Pejë bashkon njerëz me vlera të larta, të dëshmuar në të gjitha kohërat. Nën udhëheqjen e Ali Berishës, Peja do ta rifitojë shkëlqimin, si krenari e Dukagjinit dhe gjithë Kosovës”, ka nënvizuar Haradinaj.