Osmani ka thënë se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë e Kosovës për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu Osmani ka theksuar rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta.