Gjatë bisedës u diskutuan gjithashtu projekte me interes të ndërsjellë dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, në veçanti për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Biseduam gjithashtu për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.