“Në instalacionet dhe performancat e tij, ku vizatimet marrin një prani skulpturore dhe hapësira e imagjinatës çlirohet fjalë për fjalë, Petrit Halilaj zbulon se si përvojat e dhimbjes janë të pandashme nga momentet e gëzimit, butësisë dhe lidhjes,” tha Carlos Basualdo, drejtori i ‘Qendrës së Skulpturës Nasher’, raportojnë mediat e huaja.

Halilaj ka lindur në Kostërc, Kosovë, dhe u detyrua të ikte në një kamp refugjatësh në Shqipëri, kur fshati i tij u shkatërrua nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Në moshën 18-vjeçare ai u shpërngul në Milano për të studiuar në ‘Accademia di Belle Arti di Brera’, para se të zhvendosej në Berlin në vitin 2009, ku vazhdoi të zhvillonte karrierën e tij si artist.

Veprat e tij bashkojnë skulpturën, vizatimin, tekstin dhe performancën për të krijuar hapësira fantastike që ndërthurin mrekullinë e fëmijërisë me historinë personale dhe politike të atdheut të tij.