“Në mbarë Kosovën, e posaçërisht në Krushë të Madhe e Rahovec, do të investojmë me subvencione e grante, për naftë, për sistem të ujitjes, për mbrojtje nga breshëri, si dhe grante për qendrën e grumbullimit të produkteve bujqësore. Ne do të jemi gjithmonë pranë bujkut,” tha ai.

Edhe kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Ali Dula, theksoi se prioritet i tij do të jetë bujqësia, investimi në infrastrukturë e në fusha tjera.

“Ne do të investojmë në bujqësi, sepse jeni zemra e prodhuesit. Do të jem pranë jush me investime, në subvencione e grante të ndryshme. Po ashtu, do të investojmë në infrastrukturë të barabartë. Do të rregullohet kanalizimi dhe rrugët e asfaltuara që do t’i ndërtojmë. Po ashtu në arsim e në rini si dhe shërbime cilësore në shëndetësi,” shtoi ai.

Në këtë tubim, Lëvizja Vetëvendosje prezantoi edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Rahovecit.