Hero i ndeshjes në prishtinë ka qenë Blend Baftiu, i cili në minutën e 90+7-të ka realizuar ndaj ish-skuadrës së tij, duke i dhënë Prishtinës tri pikë të vlefshme në fundin e takimit.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndonëse të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira për të shënuar.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Malishevës nuk i ka shërbyer terreni vendas në përballje me Llapin. Skuadra podujevase ka triumfuar me rezultatin 2:1. Për skuadrën e Tahir Batatinës kanë shënuar Axel Gnapi në minutën e gjashtëdhjetë e një dhe Muhamet Hyseni në minutën e tetëdhjetë e katërt, ndërsa goli i vetëm për Malishevën është realizuar nga Ferati në minutën e pesëdhjetë e shtatë.

Prishtina vazhdin kryesimin e renditjes, kurse i fundit gjendet Ferizaj.