Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashikohen edhe riga të lehta shiu, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar, kanë bërë të ditur nga IHMK.