By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet testimi me shkrim, 153 kandidatë për 21 pozita si prokuror shteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Mbahet testimi me shkrim, 153 kandidatë për 21 pozita si prokuror shteti
Uncategorized

Mbahet testimi me shkrim, 153 kandidatë për 21 pozita si prokuror shteti

Kosova Times
Last updated: 2025/10/05 at 4:32 PM
Kosova Times Published October 5, 2025
Share
SHARE

Njëzetenjë prokurorë të rinj të shtetit do t’i shtohen Prokurorive Themelore nëpër Kosovë, e për këto pozita kanë aplikuar 153 kandidatë, testimi i të cilëve me shkrim po mbahet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

 

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit me Shkrim për kandidatët për prokurorë të shtetit, i cili është duke vazhduar si fazë e përcaktuar në kuadër të procedurave të rekrutimit dhe emërimit të njëzetenjë (21) prokurorëve të rinj në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Sistemi Prokurorial.

Në respektim të parimit të transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në qasje, kanë bërë të ditur se testi është hartuar sot, në ditën që edhe po mbahet testimi, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim, siç thonë, të garantimit të integritetit dhe besueshmërisë së procesit të rekrutimit.

Garës për të qenë prokurorë të rinj të shtetit i kanë hyrë 71 gra e 82 burra.

“Në këtë Testin me Shkrim po marrin pjesë gjithsej 153 kandidatë, prej tyre 71 kandidatë të gjinisë femërore dhe 82 të gjinisë mashkullore. Mbajtja dhe administrimi i Testit me Shkrim është duke u mbikëqyrur nga Ardian Hajdaraj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të këtij Komisioni”, thuhet tutje në njoftimin e Sitemit Prokurorial të Kosovës e që kanë bërë të ditur se procesi është duke u vëzhguar dhe monitoruar nga përfaqësues të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“KPK do të vazhdojë të informojë publikun me kohë lidhur me fazën e ardhshme të procesit të rekrutimit – intervistimin me gojë, deri në përmbylljen e tij me emërimin e kandidatëve të suksesshëm në pozitën e Prokurorit të Shtetit”, përfundon njoftimi i tyre për këtë testim për prokurorët e rinj të shtetit.

You Might Also Like

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS

Axhenda ndërkombëtare

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81 vjeçari

Rekrutuesit e Ushtrisë Ruse Përdorin Kërcënime, Dhunë dhe Tortura për të Gjetur ‘Vullnetarë’ të Rinj

Kosova Times October 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kaq mërgimtarë votuan deri në ora 11:00

Kosova Times Kosova Times February 8, 2025
KEDS-i shkyç nga rrjeti disa konsumatorë të papërgjegjshëm në Prizren
Fermerët amerikanë kundër dëbimit të emigrantëve të paligjshëm që punojnë në bujqësi
“Frika nga lufta është një armë me të cilën Rusia forcon kolonën e saj të pestë në Moldavi”
Katër persona humbin jetën në një aksident në aksin Ferizaj-Shtime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?