Krasniqi i bindur në fitoren e PDK-së në këtë komunë tha se kanë mbetur edhe një javë  kur do të fillojë një kapitull i ri për gjithë qytetarët e Malishevës, në krye me Gëzim Krasniqin kryetar.

“Malisheva ka nevojë për një zot shpie të ndershëm, punëtor e që ia u di hakun qytetarëve. Punon me ta e për ta, këto janë për të ardhmen e fëmijëve. Malisheva të zgjedhë një kryetar që dëgjon, një njëri që i bashkon njerëzit e nuk i ndan ata. Të bashkoheni për një Malishevë që ec drejt me dinjitet e punë dhe ju e dini që PDK është parti e veprave konkrete dhe e rezultateve të prekshme”, tha Krasniqi.

Gëzim Krasniqi, kandidat për kryetar të Malishevës, premtoi zhvillim ekonomik, kushte më të mira  në fushën e arsimit e shëndetësisë, përmirësim të infrastrukturë, përkrahje për të rinj e  gra lehona, duke thënë se me udhëheqjen e tij banorët e kësaj komune bindshëm do të kenë një jetë më të mirë.

“Uji i pijshëm në çdo shtëpi, në gjithë komunën kjo çështje jetike do te marrë zgjidhje dhe nuk mund të mendohet që viti 2025 është breng për qytetarët. Arsimi do ta shohim si tempullin e dijes dhe fëmijët tanë kanë nevojë për kushtet me më të mira”, tha Gëzim Krasniqi, kandidat për kryetar të Malishevës nga PDK.

Drejtuesit e Partisë Demokratike, kërkuan votën e qytetarëve të Malishevës, me bindjen se PDK është alternativa e vetme për zgjidhjen e problemeve të banorëve të kësaj komune.