By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata e Lartë: Sinjal alarmi për sigurinë në gjykata
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata e Lartë: Sinjal alarmi për sigurinë në gjykata
Lajme

Gjykata e Lartë: Sinjal alarmi për sigurinë në gjykata

Kosova Times
Last updated: 2025/10/06 at 9:07 PM
Kosova Times Published October 6, 2025
Share
SHARE

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë së Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, e ndodhur sot rreth orës 15:00 brenda ambienteve të gjykatës në Tiranë.

 

Në një deklaratë për mediat, trupi gjyqësor shprehet i tronditur dhe kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së kolegut të tyre.

“Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja, dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij,” thuhet në deklaratë.

Gjykata e Lartë e cilësoi këtë ngjarje të rënda si një sinjal alarmi për sigurinë e gjyqtarëve dhe gjendjen e infrastrukturës së gjykatave.

“Kjo ngjarje e rëndë është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin gjyqtarët e Republikës dhe për gjendjen shqetësuese të infrastrukturës në të cilën funksionojnë shumë prej gjykatave shqiptare,” theksohet në deklaratë.

Ajo nënvizon se në një shtet të së drejtës, gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar, jo vetëm nga pikëpamja fizike dhe infrastrukturore, por edhe përmes një klime publike që respekton figurën e tij.

“Çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor,” theksohet më tej në deklaratë.

Trupa gjyqësore vlerëson se garantimi i sigurisë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, duke kërkuar veprime të menjëhershme dhe të qëndrueshme.

“Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë dhe e besimit të publikut tek shteti i së drejtës,” përfundon deklarata, duke bërë thirrje për reforma të shpejta dhe efektive për të siguruar mbrojtjen e profesionistëve të drejtësisë.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times October 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy persona nen pranga, kapen me armë dhe fishekë

Kosova Times Kosova Times February 24, 2025
Mbahet sot konferenca për rastin e Liridona Ademajt
Trupat e nëntë studentëve meksikanë janë gjetur në bunkerin e makinave. Të gjithëve u janë prerë duart
Presidenti turk, Erdogan, do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
Ku ishim, ku jemi dhe kah, po shkon diplomacia dhe politika globale sot në suaza të rendit të ri botëror (1)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?