Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, tha se partia që e drejton ai ka listën me kandidatët më profesionistë, që kanë përvojë në fusha të ndryshme, me energji e vizion për të ardhmen.

“Po zgjohet një Kosovë e bashkuar rreth traditës e njerëzve me vepra. Në Viti po rikthehet ajo frymë atdhetari e patriotike rreth familjeve e njerëzve që kanë histori e ambicie me qëndruar fort. Ftesa ime për juve për punëtorët që duan të i shërbejnë vendit, që të bashkohet përvoja e energjia me bo punë të mira për vendin. Koha është të kthehemi në rrugën tonë. Mbështetni njerëzit e juaj që kanë çka ju ofrojnë. Le të bashkohemi djem e vajza që duan të i shërbejnë vendit. Me i dhanë ma të mirën se si duhet të jesh në shërbim të vendit. Kjo listë kompakte ka përvojën, atdhetarizmin dhe energjinë e re. Janë një ekip me adresë kombëtare e njerëzore,” ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Nisma Socialdemokrate në Viti kandidon vetëm me listën për Kuvend Komunal.

“Këto javët e fundit kanë qenë të jashtëzakonshme për Nismën dhe për kandidatët tanë për asamble, sepse lista jonë përmban një numër me personalitete të rëndësishme, me figura edhe me kuadro profesionale. Burra, gra, djem edhe vajza të listës tonë kanë hyrë fuqishëm dhe serioz në garën për asamble komunale. Mbështetja juaj edhe e gjithë qytetarëve këto javët e fundit na ka dhënë besim se NISMA do të jetë e pranishme në asamblenë komunale, e fuqishme dhe zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes dhe zë i realizimit të aspiratave dhe qëllimeve tona si qytetarë,” ka thënë Elham Emerllahu, bartës i listës.

Nga kandidatët për asamblist u kërkua që të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal.