By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Selaković i shkruan UNESCO-n, duke pretenduar se kishat dhe manastiret nuk janë pjesë e trashëgëmise së Kosovë sic figurojnë në google
October 7, 2025
Rama në konferencën ndërkombëtare Walk21: Po marrim mbrapsht hapësirat publike
October 7, 2025
BB:Ekonomia e Kosovës ruan ritmin e rritjes, por përballet me sfida të reja
October 7, 2025
Festivali i Këngës me ngjarje prezantuese për edicionin e 3-të
October 7, 2025
Krasniqi: Ndarja nga 100 euro për studentët, përpjekje për blerje vote
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama në konferencën ndërkombëtare Walk21: Po marrim mbrapsht hapësirat publike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama në konferencën ndërkombëtare Walk21: Po marrim mbrapsht hapësirat publike
Lajme

Rama në konferencën ndërkombëtare Walk21: Po marrim mbrapsht hapësirat publike

Kosova Times
Last updated: 2025/10/07 at 5:46 PM
Kosova Times Published October 7, 2025
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot me një fjalë konferencës ndërkombëtare Walk21 që po zhvillon punimet në Tiranë, ku foli mbi masat që po merr qeveria për shtimin e hapësirave publike dhe të përmasës së gjelbër në zonat urbane.

Në edicionin e saj të 25-të, kjo konferencë mblodhi në Tiranë ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.

Në fjalën e tij Rama, bëri një ekspoze të situatës ku ndodhej Shqipëria duke nisur nga periudha e diktaturës, tranzicioni i pas viteve ’90 e për të vijuar deri më sot.

Rama u ndal tek operacioni për lirimin e hapësirave publike, ndërsa theksoi se “çdo ditë po marrim mbrapsht hapësirat dhe duam të shtojmë edhe më shumë pemë e gjelbërim në qytete”.

Për këtë, Rama theksoi se tashmë kemi një rregullore të re që gjithkush që merr leje ndërtimi duhet të kontribuojë në Fondin e Gjelbër me një numër të caktuar pemësh, përmes një formule e cila e përllogarit kontributin në bazë të metrave katrorë që ndërtohen.

Rama solli në vëmendje Shqipërinë e 54 viteve më parë, ku nuk lejohej asnjë makinë private dhe numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishte rreth 5000 në të gjithë vendin. “Numri i turistëve që vizitonin vendin ishte mesatarisht 2000 në vit. Ndërkohë që këtë vit ne do të shkojmë përtej 12 milionëshit”, shtoi Rama.

Pas rënies së atij sistemi, Rama theksoi se “njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për t’u zënë e për t’u privatizuar”.

“Në gjithë atë periudhë dëshirash individuale të shtypura të cilat lulëzuan dhe dolën në sipërfaqe duke zënë të gjitha hapësirat publike, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo ku ishte e mundur dhe duke eliminuar praktikisht çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot”, shtoi ai.

Kryeministri solli në vëmendje situatën ku ndodhej Tirana para viteve 2000.

“Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte, që vazhdonte të ishte dhe përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo çfarë shohim sot nuk ishte më. Çdo metër katror gjelbërim u mbulua e u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme. Lumi që kalon përmes qytetit nuk ishte më i dukshëm, sepse të dyja anët e lumit ishin të zëna me vija kaq të gjata ndërtesash dhe 90% fjalë për fjalë, jo metaforikisht, 90% e pemëve që shihni sot në rrugët e qytetit nuk ishin”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama kujtoi se me aksionet e ndërmarra për prishjen e ndërtimeve pa leje në vitin 2000, kur ishte kryetar bashkie në Tiranë, u shembën mbi 10 mijë ndërtesa.

“Na u desh të merrnim mbrapsht qytetin tonë. Vetëm nga lumi hoqëm 132 mijë tonë beton që ishin rrënoja nga shembjet. Gjatë atyre viteve mbollëm 55 mijë pemë, që sot janë të kudogjendura. Megjithatë dhe pse bëmë shumë për t’u risjellë njerëzve hapësirë ku ata të shijonin të ecurën, ecja nëpër qytet u bë gjithmonë e më e vështirë. Mendoj që çdo minutë që mund të marrim për të ngadalësuar hapin, në çdo metër që do mund të përfitojmë për këmbësorët është një sukses për t’u festuar, sepse është një mënyrë për të ndihmuar njerëzit tanë”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, “kjo është arsyeja pse kemi çelur së fundmi një kapitull për ta luftuar këtë gjë”.

“Nuk e kemi më problemin e ndërtimeve të paligjshme të cilat lidhen me betonin apo me katet apo hapësirat publike në qytet, por na duhet që të luftojmë ditë për ditë, edhe ndërkohë që flasim, për të hequr të ashtuquajturat struktura të përkohshme, të cilat në fakt kanë zënë trotuaret, hapësirat publike për të vendosur tavolina pafund, karrige, për të ofruar ekspres”, tha Rama.

You Might Also Like

BB:Ekonomia e Kosovës ruan ritmin e rritjes, por përballet me sfida të reja

Krasniqi: Ndarja nga 100 euro për studentët, përpjekje për blerje vote

Supremja refuzon ankesën e Iniciativës Qytetare për Skenderajn

Policia e Kosovës e Belgjika forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

‘Urdhri i Kurorës’ nga Mbretëria e Belgjikës për zyrtarin e MD-së

Kosova Times October 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Protestohet për hapjen e rrugës ‘Xhorxh Bush’

Kosova Times Kosova Times January 14, 2024
Kurti shkruan për Alban Bujarin: Fotoreporteri i cili me syrin e tij regjistroi luftën, paqen dhe shtetndërtimin e Kosovës
NYT: Izraelitët planifikonin të sulmonin objektet bërthamore iraniane. Trump i ndaloi ata
Xhaçka: Mbështesim Kosovën, por jo kur e ka gabim
Sanksionet e reja të BE-së pritet të shënjestrojnë ushtrinë dhe bankat ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?