Njësitet e Task Forcës “Lindje” kanë sekuestruar 1 ton fara dhe 500 kilogramë kumbulla të terura, të cilat u gjetën në një furgon me targa vendore, që dyshohet se kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët kanë zbuluar 40 thasë fara me peshë 25 kilogramë secili, si dhe 50 pako kumbulla të terura, me gjithsej 500 kilogramë.
Sipas autoriteteve, automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e mallrave të dyshuara.