By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
December 10, 2025
Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”
December 10, 2025
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku e Ismajli premtojnë punë, dinjitet dhe zhvillim për Gjilanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku e Ismajli premtojnë punë, dinjitet dhe zhvillim për Gjilanin
Lajme

Abdixhiku e Ismajli premtojnë punë, dinjitet dhe zhvillim për Gjilanin

Kosova Times
Last updated: 2025/10/08 at 9:52 PM
Kosova Times Published October 8, 2025
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës po synon që ta rikthejë udhëheqjen e Gjilanit me Arbër Ismajlin, kandidatin e saj për kryetar komune. Për këtë arsye, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në tubimin elektoral në këtë qytet, ftoi përkrahësit e këtij subjekti politik që ta mbështesin Ismajlin me votë, për, siç tha ai, një qeverisje që do të jetë në shërim të qytetarëve.

 

Sipas Abdixhikut, programin e saj qeverisës LDK-ja e ka përgatitur për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai shfaqi bindjen se një program e angazhim të tillë nuk e ka asnjë kandidat dhe asnjë subjekt tjetër politik.

“Nga Gjilani po nis një betejë për të kthyer dinjitetin e familjeve e njerëzve që s’kanë kërkuar kurrë drejtësi e barazi… Sot nga ky qytet po nis një zgjim, po nis një rikthim i LDK-së në krye me Arbërin, kryetar të ardhshëm të Gjilanit. Gjilani ka vendosur me votë ta kthejë LDK-në në qeverisje, dhe në krye të këtij ndryshimi qëndron një njeri me karakter të fortë, Arbër Ismajli, kryetar i ardhshëm i Gjilanit”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Derisa deklaroi se Gjilani dhe qytetarët e saj kanë nevojë për punë, dinjitet e mirëqenie më të mirë, Abdixhiku rikujtoi se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me udhëheqjen e LDK-së dhe kandidatit për kryetar, Arbër Ismajlit.

“Për rrugë që duhet rregulluar, për kapitale që duhet përmirësuar, flet për punë konkrete, sepse Ismajli është njeri i veprave dhe jo i fjalës. Qeverisje që bashkon dhe që punon. Gjilani meriton një kryetar që i njeh rrugët, shkollat, fshatrat. Gjilani meriton një kryetar që e sheh punën ditë e natë, 7 ditë në javë, vetëm për Gjilanin”, tha mes tjerash kreu i LDK-së.

Teksa shpalosi pjesë nga programi i tij qeverisës, Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit, tha se planet e tij parashohin projekte konkrete që garantojnë jetë më të mirë për të gjithë gjilanasit, duke filluar nga zhvillimi ekonomik e deri tek punësimi dhe investimet në infrastrukturë.

“Ne i kemi dhënë prioritet zhvillimit ekonomik, 114 milion euro të mbetura, rikthimi i mjeteve financiare kapitale… Stadiumi, qyteti, impiantet e ujërave të zeza do të përfundojmë”, deklaroi Ismajli.

Në këtë tubim zgjedhor, Ismajli përmendi edhe arsimin si prioritet të tij, duke theksuar se përmirësimi i këtij sistemi do të jetë në fokus të angazhimit të tij si kryetar i Gjilanit. Përveç kësaj, projekte të tjera përfshijnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe përkrahjen e bizneseve lokale, në mënyrë që, siç u shpreh ai, qytetarët ta shohin të ardhmen e tyre në Gjilan.

“Do ta ndërtojmë Gjilanin e ri. Kemi me ndërtuar këtë qytet, kemi me i dhënë mundësi njerëzve me jetuar në këtë qytet, sepse atë që e thojmë e bëjmë. Kemi me punuar në arsim, shëndetësi”, theksoi mes tjerash Arbër Ismajli, kandidat për kryetar të Gjilanit.

Në këtë tubim elektoral u tha se qytetarëve të Gjilanit duhet t’u kthehet dinjiteti dhe se për këtë nuk ka rrugë tjetër përveç rikthimit të LDK-së në qeverisjen komunale.

You Might Also Like

Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë

KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje

Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut

Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova Times October 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Varroset veterani i UÇK-së, Muhamet Gacaferi

Kosova Times Kosova Times January 2, 2025
Shkodrania Marie Shllaku, do të përjetësohet në bronz më 2 prill 2024 në Pejën e Dukagjinit
Dita e parë e qortimit: Dilema dhe kundërshtime për targat
Gjermania nderon atasheun e FSK-së, Besim Gashi
Sot 105-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?