Sipas njoftimit të Policisë, njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin V. S., 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur më herët në kërkim policor.

Arrestimi i tij është rezultat i veprimeve operativo-hetimore të ndërmarra nga policia në kuadër të hetimeve për këtë rast.

Ndaj të dyshuarit po vazhdojnë hetimet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.