By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uran Ismaili në Dardani: Programi ynë bazohet në kërkesat e qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Uran Ismaili në Dardani: Programi ynë bazohet në kërkesat e qytetarëve
Lajme

Uran Ismaili në Dardani: Programi ynë bazohet në kërkesat e qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2025/10/08 at 11:45 PM
Kosova Times Published October 8, 2025
Share
SHARE

Problemet akute të Prishtinës do të gjejnë shumë shpejt zgjidhje, thanë drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës në takim me banorët e lagjes Dardania. Memli Krasniqi, kryetar i kësaj partie, tha se Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës nga ky subjekt politik, ka program e projekte që do t’u japin fund shumë telasheve të banorëve të kryeqytetit.

 

Ndërsa Ismaili tha se programi që ai paraqet është i qartë dhe shumë konkret, pasi, mbi të gjitha, është hartuar mbi bazën e nevojave të prishtinasve, nga bashkëbisedimi i vazhdueshëm që kishte me ta.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, zgjodhi sot lagjen Dardania për tubim elektoral.

Nga atje u tha se ajo që e dallon këtë fushatë nga të tjerat janë kërkesat e qytetarëve për një Prishtinë ndryshe, e këtë ndryshim ata e premtuan pas 12 tetorit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e kërkoi votën e banorëve të lagjes Dardania për kandidatin e partisë së tij për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Krasniqi tha se kryeqytetit, të ngulfatur nga trafiku dhe ndërtimet e pakontrolluara, i duhet zbatimi i plan-programit të ekipit të Uran Ismailit, ku premtoi se shërbimi i tij nuk do të njohë dallime partiake.

“Kjo çka ka ndodhë gjatë këtyre viteve është vërtet më shumë sesa një fushatë. Kjo çka ka ndodhë gjatë javëve të fundit, kjo energji, kjo mbështetje, më shumë është kthyer në një lëvizje të qytetarëve për një Prishtinë ndryshe. Dhe ajo që sot e them me bindje të plotë është se kjo lëvizje qytetare për ndryshim e ka një emër. E ka një emër dhe një numër, emrin e ka Uran Ismaili”, tha Krasniqi.

Ndërsa kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se për lagjet e qytetit dhe fshatrat, projektet janë realizuar mbi kërkesat e banorëve, të cilët kanë kërkuar rrugë me ndriçim, parqe të pastra dhe trotuare të liruara.

“Në çdo vend ku kam shku, ju kam thënë që programi jonë është i bazuar në kërkesat tona, në njerëzit e thjeshtë të Prishtinës, në njerëzit e zakonshëm të Prishtinës, në njerëz që e dinë që liqeni dhe treni elektrik nuk janë çka na duhen, por na duhen rrugët me ndriçim, trotuaret, çerdhet, shkollat, qentë endacakë të larguar, që pastërtia të jetë në nivel. Na duhet një jetë funksionale”, tha Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ismaili premtoi se tri nga 10 vendimet e para si kryetar do të jenë hapja e sheshit Xhorxh Bush, fillimi i procedurave për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla dhe krijimi i task-forcës për ndërtimin e spitalit të Prishtinës.

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Kosova Times October 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përfaqësuesit e Serbisë shqetësuan përfaqësuesit e Kosovës duke goditu në tavolina në takimin në Sarajevë

Kosova Times Kosova Times June 12, 2024
Shala: Prokuroria Speciale duhet të nisë hetimet ndaj ish ministres Haradinaj
Turqia thyen rekorde: 50 milionë turistë dhe 50 miliardë dollarë të ardhura
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë reagon për sulmin e Hamasit
Prodhuesi i F-16 miraton dërgesat e avionëve luftarakë në Ukrainë nëpërmjet vendeve të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?