By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington
January 27, 2026
Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete
January 27, 2026
Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve
EkonomiLajme

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kosova Times
Last updated: 2025/10/09 at 9:35 AM
Kosova Times Published October 9, 2025
Share
SHARE

Përfaqësuesit e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) kanë mbajtur një takim me përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit të bizneseve dhe organizatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit. Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nxitjen e veprimeve konkrete në fushën e edukimit tatimor dhe zhvillimit profesional.

Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i përgjithshëm Mentor Hyseni theksoi se qëllimi i ATK-së është që koordinimet formale të shndërrohen në bashkëveprim të mirëfilltë dhe me ndikim të prekshëm, duke ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat. Ai shtoi se administrimi tatimor duhet të perceptohet si partneritet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi gjithashtu se ATK do të fokusohet më shumë në edukimin e tatimpaguesve, me synim që të ketë më pak ndëshkime.

“Një qytetar apo biznes i mirëinformuar është kontribuesi më i mirë i tatimeve, sidomos kur kupton se këto mjete kthehen në interes të publikut përmes një rishpërndarjeje të drejtë dhe të barabartë,” theksoi ai.

Në këtë drejtim, ATK dhe partnerët e saj do të punojnë së bashku në edukimin e të rinjve si brez i ardhshëm me ndikim pozitiv në tregun tatimor, si dhe në përgatitjen e stafit të ri profesional.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave pjesëmarrëse vlerësuan lart gatishmërinë e ATK-së për bashkëpunim dhe partneritet, duke theksuar se bashkëpunimi i rregullt dhe shkëmbimi i informacionit janë thelbësorë për luftimin e evazionit fiskal dhe krijimin e një tregu më të drejtë e konkurrues.

Në përmbyllje të takimit, Hyseni theksoi se bashkëpunimi nuk është vetëm mënyra më e mirë për të arritur suksesin, por e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim të qëndrueshëm dhe rezultate afatgjata në shërbim të publikut.

You Might Also Like

Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi

Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026

Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar

Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë

Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë

Kosova Times October 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pothuajse 40% e zviceranëve thanë se nuk ishin fetarë, numri i katolikëve në rënie

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Edhe një ditë afat për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente
Kurti: Kërkesën e Shteteve të Bashkuara e përkthyem në vendim qeveritar
Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon tek detyrimi për zbatimin e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?