By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fluturaket kamikazë rrisin sigurinë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fluturaket kamikazë rrisin sigurinë në Kosovë
Lajme

Fluturaket kamikazë rrisin sigurinë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/09 at 8:30 PM
Kosova Times Published October 9, 2025
Share
SHARE

Lajmi se në Kosovë kanë ardhur mijëra dronë kamikazë, ka shkaktuar menjëherë reagim të ashpër nga Beogradi zyrtar. Deklaratën e Vuçiqit se Ankaraja zyrtare shkon drejt ringjalljes së Perandorisë Osmane, presidentja Vjosa Osmani e quajti të turpshme, ndërkohë që homologun e saj serb e porositi të bashkëpunojë me vendet anëtare të NATO-s, e jo të vazhdojë ta thellojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

 

Ndërkohë, ekspertët e sigurisë e konsiderojnë këtë zhvillim si një hap drejt forcimit të mbrojtjes dhe stabilitetit të vendit.

Arritja në vendin tonë e kontejnerëve me mijëra dronë të avancuar kamikazë “Skydagger”, të prodhuar në Turqi, u vlerësua si një hap që Forca e Sigurisë së Kosovës e hedh drejt ndërtimit të një ‘force moderne dhe bashkëkohore’. Është bërë me dije se ushtarët e Forcës së Sigurisë,  tashmë janë trajnuar për përdorimin e këtyre donëve.

Për njohës të fushës së sigurisë, arritja e dronëve shihet si shtim i sigurisë për vendin.

“Kosova ka nevojë immediate të vazhdojë në shtimin e forcave të sigurisë jo vetëm me ushtri, por edhe sektore të tjera, sidomos në çështjen e mbrojtjes ajrore, por edhe tokësore, në fushën e policisë por edhe luftën hibride. Gjithashtu në fushën e kibernetikës?. të forcohet partneriteti me BE e NATO”, tha Gurakuq Kuqi, njohës i sigurisë.

Por, lajmi se në Kosovë kanë zbarkuar mijëra dronë kamikazë, ka shkaktuar menjëherë reagim të ashpër nga Beogradi, duke e vënë Ankaranë në një pozitë shumë delikate për ta ruajtur ekuilibrin diplomatik.

Tonet e ashpra të Viçiqit shkojnë drejtë akuzave se Turqia po shkel ligjet ndërkombëtare dhe destabilizon Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se Ankaraja zyrtare shkon drejt ringjalljes së Perandorisë Osmane.

Për ironi, vetë qeveria e Vuçiqit vazhdon modernizimin e arsenalit ushtarak përmes bashkëpunimeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën, pavarësisht kundërshtimeve nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

Deklarata e Vuçiqit u quajt e turpshme nga presidentja Vjosa Osmani, e cila Turqinë e cilësoi si aleate të përkushtuar të NATO-s. Madje ajo ka nënvizuar se Vuçiq duhet të bashkëpunojë me vendet anëtare të NATO-s, e jo të vazhdojë ta thellojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga nivelet e larta të Ankarasë ndaj akuzave të Vuçiqit.

Kjo shitje e dronëve nuk përbën devijim nga politika e stabilitetit të Turqisë, por përkundrazi pasqyron realitetin gjeopolitik: Turqia është anëtare e NATO-s, ndërsa Kosova është partnere që synon integrimin euroatlantik, një rrugë që Ankaraja e mbështet zyrtarisht.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nënvizuar se Qeveria ka nënshkruar kontratë për blerjen e dronëve në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë turke Baykar, dhe arritja e tyre ishte planifikuar të realizohej në janar të vitit të ardhshëm.

Me blerjen e këtyre dronëve, Kosova po vazhdon ta ngrejë dhe shtojë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore, ka vënë në pah kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Këta dronë kamikazë janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times October 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

DASh shpreson për një zgjidhje për targat “në ditët në vijim”

Kosova Times Kosova Times October 25, 2022
Agjencia për Informim dhe Privatësi bën thirrje për publikim proaktiv të informatave nga institucionet publike në Ditën Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion
Amsterdami ndalon anijet lundruese për të kufizuar numrin e vizitorëve
Rami Hadar nesër pritet të zyrtarizohet si trajneri i Kosovës
Ekstradohet nga Italia një 34-vjeçar i dënuar për vrasje në tentativë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?