Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubimin përmbyllës për zgjedhjet e së dielës ne vendlindjen e kryetarit, të partisë, Fatmir Limaj në Malishevë. Duke konfirmuar mbështetjen për kandidatin e tij për kryetar, Limaj kërkoi mbështetje masive me 12 tetor.

“Më 12 tetor do të zgjidhen kryetarët e komunave të Kosovës, por jam i bindur që ka pak komuna në Kosovë që do të fitoi edhe kryetari edhe qytetari. Malisheva është me fat që ne 12 tetor duke votua Ekremin, fitojmë ne, fiton Ekremi, qytetari dhe Llapusha. Si gjithmonë, qytetarët e Malishevës e kemi trashëgim, kemi dite të rreshtohemi të bashkuar në të mirë për ta qu përpara vendin, këtë e kemi trashëgim nga prindërit tonë, Malisheva gjithmonë e ka gjet rrugën e bashkimit kur ka pas nevojë atdheu”, tha Limaj.

Ndërsa kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, kërkoi besimin e qytetarëve edhe për një mandat, derisa përmendi të arriturat gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare.

“Gjatë 4 viteve kemi pas shume sfida e vështirësi po çelësi i të gjithave jeni ju qytetar që na Keni mbështet ne çdo hap të zhvillimit, prandaj Malisheva është kjo fale jush, e do të vazhdojmë  kështu për Malishevën tonë të dashur. Për katër vjet, kryetari asnjëherë nuk ka qenë larg jush,, çdo sekondë ka qenë me ju, do të vazhdojmë edhe 4 vitet e ardhshme që Malisheva të jetë në top listën e qyteteve të zhvilluara”, tha Kastrati.

Në tubimin përmbyllës u prezantua edhe lista me 30 kandidatët për asamblenë komunale të Malishevës nga radhët e Nismës.