By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
Uncategorized

OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe

Kosova Times
Last updated: 2025/10/09 at 11:27 PM
Kosova Times Published October 9, 2025
Share
SHARE

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar ashpër pas vendimit të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të abstenuar ose votuar kundër kërkesave për akreditim të mediave në gjuhën serbe për mbulimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor.

 

Në deklaratën e lëshuar sot, OSBE shpreh “zhgënjim të thellë” lidhur me këtë vendim, duke theksuar se një proces zgjedhor i drejtë dhe transparent varet nga “qasja e hapur dhe e barabartë për të gjitha mediat që të vëzhgojnë, raportojnë dhe informojnë publikun mbi zhvillimet zgjedhore”.

Misioni thekson se ndalimi i akreditimeve mbi bazën e përkatësisë së perceptuar komunitare, gjuhësore apo redaktoriale “pengon gazetarët në ushtrimin e detyrave të tyre profesionale” dhe se qasja në informacion në gjuhët e komuniteteve “përbën një aspekt themelor të kornizës shumetnike dhe demokratike të Kosovës”.

“Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjitha mediat është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor, për shmangien e perceptimeve për praktika diskriminuese dhe për mbështetjen e pjesëmarrjes së informuar të të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Në fund, Misioni në Kosovë riafirmon përkushtimin për të promovuar dhe mbrojtur “lirinë e shprehjes, pluralizmin mediatik dhe qasjen e barabartë në informacion për të gjitha komunitetet”, duke u bërë thirrje partive politike që t’u përmbahen këtyre vlerave.

You Might Also Like

Receta me fasule

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej

Kosova Times October 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

EUFOR dërgon 400 ushtarë shtesë në Bosnje dhe Hercegovinë, mbërrijnë katër helikopterë të rinj

Kosova Times Kosova Times March 7, 2025
Japonezët që jetojnë më gjatë i konsumojnë rregullisht këto tetë ushqime
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
Bullizmi në rrjete sociale – Pse ndodh dhe si të ndalohet?
Të paktën 47 të vdekur në sulmin izraelit, i vrarë edhe gazetari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?