Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se e kishte marrë me forcë një mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë, nga ku viktima kishte arritur të largohej.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave tjerë të përfshirë në rast janë në vazhdim.