“Kemi ardhur në lagje të shumta të Prishtinës, pikërisht për shkak se edhe krejt programi jonë, ka qenë i orientuar ashtu. Ka qenë i orientuar që të bëjë zgjidhje për problemet e banorëve, zgjidhje konkrete reale, të cilat mund të realizohen brenda një mandati. Zgjidhje të cilat, përmirësojnë jetën e qytetarëve në lagje, i zgjidhin problemet nëpër lagje, e bëjnë Prishtinën të pastër, të ndriçuar, e pa qenë endacakë, me trotuare, me parqe, me çerdhe”, premtoi ai.

Ismaili foli edhe për problemet e tjera si mbeturinat, qentë endacakë e hapësirat publike të cilat me të si kryetar, tha se do të gjejnë shumë shpejt zgjidhje.

“Njerëzit na u kanë përgjigj me shpresë na u kanë përgjigj me besim, kjo na ka dhanë përgjegjësi, normal, mirëpo në anën tjetër , ajo që na ka bashku, është se edhe unë edhe programi jonë, i kemi pasë zgjidhjet konkrete për lagje. Ju kemi treguar se Prishtinën do ta bëjmë të pastër, që trafikun do ta rregullojmë për 18 muaj, ju kemi treguar që asnjë hapësirë publike e asnjë rrugë nuk do të mbetet e pandriçuar, ju kemi tregu që qentë endacak do te largohen njëherë e përgjithmonë nga rrugët e Prishtinës”, ka thënë ai.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinë nga PDK-ja tha se programi që ofron për kryeqytetasit është pragmatik dhe realizimi i tij do të përmirësojë jetesën e tyre.

Përveç disa lagje në qendër të Prishtinës, Ismaili vizitoi edhe atë të Kodrës së Trimave, ku takoi qytetarët, të cilëve iu kërkoi besimin me votë me 12 tetor.