Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.