Të pasionuarit pas hiking dhe sporteve të tjera malore nuk ngurrojnë të vizitojnë atraksionet turistike të Kukësit, por edhe të zonave përreth.

“Jemi një grup peshkatarësh nga Prishtina dhe do të eksplorojmë zonën e Kukësit”, tha një udhëtar për RTSH.

Po ashtu, shumë udhëtarë të tjerë po shfrytëzojnë fundjavën për të udhëtuar drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.

“Jemi nga Prizreni dhe jemi nisur për Tiranë, pak për qejf pak për punë”, u shpreh një tjetër udhëtar.

Gjatë këtij muaji, vijon kontrolli i udhëtarëve përmes sporteleve, me përjashtim të fundjavave. Ndërkohë, pas muajit tetor pritet të rikthehet procedura e përshpejtuar e kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të qëndrojë në fuqi deri në muajin shkurt.