Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim ndaj Serbisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë janë mysafirë në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, ndeshje që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Skuadra e trajnerit Sylvinho vjen në këtë sfidë me moral të lartë pas fitores ndaj Letonisë dhe synon të vazhdojë formën pozitive, duke marrë pikë të vlefshme për të mbajtur distancën me Serbinë në renditjen e Grupit K.
Në anën tjetër, Serbia pas humbjes së rëndë 5-0 në shtëpi ndaj Anglisë, kërkon rikthimin te rezultatet pozitive për të qëndruar në garë për vendin e dytë.
Pritet një përballje e fortë, ku Shqipëria do të kërkojë të tregojë karakter dhe pjekuri, me synimin për të dalë me rezultat pozitiv nga një terren tradicionalisht i vështirë.