Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2025, kur një vajzë e mitur dhe nëna e saj po lëviznin në rrugën “Zveçanska”, dhe dy persona të panjohur kanë tentuar ta detyrojnë viktimën të hipte në automjetin e tyre. Vajza arriti të incizojë të dyshuarit dhe menjëherë telefonoi policinë.

Sipas njoftimit të Policisë, falë veprimeve të shpejta hetimore, dy të dyshuarit janë arrestuar pak orë pas ngjarjes në zonën e Mitrovicës Jug: A.P. (1984) dhe G.M. (1989), të cilët gjatë arrestimit rezultuan nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht 1.04‰ dhe 0.66‰.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale “Rrëmbim në tentativë në bashkëkryerje”.

Policia ka bërë të ditur se intervistimi i të dyshuarve do të vazhdojë, ndërsa veprimet e saj mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e veprave penale.