By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse doni të nuhasni si “old money “, ky parfum italian është për ju
January 16, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 16, 2026
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale kthjellimesh
January 16, 2026
Horoskopi ditor për 16 janar
January 16, 2026
Parashikimi i motit
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetëvendosje përmbylli fushatën elektorale në Mitrovicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vetëvendosje përmbylli fushatën elektorale në Mitrovicë
Lajme

Vetëvendosje përmbylli fushatën elektorale në Mitrovicë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/11 at 9:43 PM
Kosova Times Published October 11, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën e saj elektorale në Mitrovicë. Vetëvendosje atje derisa premtoi investime të shumta në infrastrukturë, arsim e shëndetësi ftoi mitrovicasit të votojnë kandidatin nga koalicioni i Vetëvendosjes me Alternativën e Listën Guxo, për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

 

Në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Mitrovicës, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke zgjedhur fjalët më të mira për kandidatin e tyre për kryetar të kësaj komune ftoi simpatizantët e Vetëvendosjes ta votojnë Faton Pecin.

“Për ta bërë Mitrovicën model zhvillimi na duhet një njeri që e njëh tokën, i don njerëzit dhe ia don punën. Një njeri që e ka dëshmuar se si duhet të menaxhohet e si të realizohet. E këtë njeri e kemi gjetur këtu te ju, e kemi gjetur te Boletinët ai është kryetari i jonë i juaj dhe i ardhshëm, Faton Peci.  Me Fatonin kryetar Mitrovica do të ketë zhvillim të qëndrueshëm, me ekonomi lokale të fortë me përkrahje për bujqësinë, me ndërmarrje të vogla e të mesme që vazhdimisht rriten, për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu e jo jashtë. Do ta përfundojmë së bashku Spitalin Mitrovicës, stadiumin Adem Jashari, që do të jetë më moderne, do ta ruajmë e investojmë në Trepçën, në pasurinë e këtij vendi që të mos jetë më simbol i ndarjes por motor i zhvillimit ekonomik të qytetit e gjithë Kosovës”, tha Albin Kurti kryetar i LVV-së.

“Me qeverisjen e VV-së, do t’ia kthejmë çarshinë e vjetër qytetit, do ta ndërtojmë urën e re që lidhë Shipolin me Zhabarin, Gushavcin e deri në Vigmeriq kurse urën e Sitnicës do ta rinovojmë”, tha ai.

Kurse kandidati i LVV-së nga koalicioni me Alternativën e Listën Guxo, për kryetar të komunës së Mitrovicës, Faton Peci kërkoi mbështetjen e bashkëvendësve pasi tha se do ti dëgjojë ata e t’ua zgjidhë të gjitha problemet.

“Ne do të hapim një epokë të re për Mitrovicën në Arsim e punësim, në Shëndetësi e banim, në pastërti e ambient, trafik e infrastrukturë, parkingje e ndriçim në çdo lagje e çdo rrugë. Programi ynë ka tri shtylla kryesore, zhvillim i qëndrueshëm ekonomik e lokal, qytet i gjelbër i pastër dhe funksional, qytet i mundësive të barabarta për zhvillim e punësim. Do të mbështesim ndërmarrjet e mesme e të vogla, do të krijojmë një pikë kontakti për investime nga mërgata dhe të themelojmë një fond të përvitshëm për subvencionin e bizneseve të reja” , tha Faton Peci kandidat i koalicionit LVV e Lista Guxo, për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Rikthimi i çarshisë së vjetër dhe parkingje të reja, gjelbërimi i hapësirave publike,  mbrojtja e dhe pastrimi i lumenjve, krijimi i oazave ujore dhe mbrojtja e mjedisit e diversitetit ishin disa nga premtimet tjera të Vetëvendosjes në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Mitrovicë.

 

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale kthjellimesh

Parashikimi i motit

Hoxha “shkund” LDK-në: Sulmet ndaj Kurtit shkaktuan katastrofën e dyfishtë të votave!

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, një person humb jetën

Ekstradojhet nga Anglia në Kosovë i kërkuari me urdhëarrest ndërkombëtar

Kosova Times October 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dy nen pranga, akuzohen për shantazh ndaj familjes së Michael Schumacher

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Çështja e dinarit, kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq takohen në Bruksel
Mohimi i gjenocidit serb në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, është politikë shtetërore serbe
Biznesmeni amerikan me origjinë serbe, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, gjendet i vdekur në burgun e Miamit
Ish-oficeri i FBI-së foli për mbledhjen e provave komprometuese për Potanin të porositur nga Deripaska për ta vënë atë nën sanksione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?