Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Bekë Berisha, ka votuar sot në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të dalin masivisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
“Qytetarë të nderuar të Prishtinës, ju ftoj të dalim masovikisht dhe ta shfrytëzojmë të drejtën tonë për të votuar,” tha ai.
Ai shprehu shpresën që ky proces të mos kërkojë përsëritje, por të shënojë një fillim të ri për Prishtinën, duke vendosur bazat për një të ardhme më të zhvilluar.
“Shpresoj të mos kemi përsëritje, por të bëjmë një fillim të ri dhe të nisim të punojmë për zhvillim dhe për të gjitha ato që i kemi pasur mangu për shumë vite,” theksoi ai.