Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot në Gllogjan, për zgjedhjet lokale. Ai tha se ka kryer obligimin e tij qytetar.
Haradinaj, në një postim në Facebook ka thënë se është ndjenjë e veçantë të votojë në vendlindje, aty ku ka votua edhe babai i tij.
“Sot e kreva obligimin tim qytetar, bashkë me nanën Ruke, Suzanën, Antigonën dhe pjesë të familjes në Gllogjan. Anita e Gjini votojnë në Prishtinë. Është ndjenjë e veçantë me votu në vendlindje, aty ku ka votu edhe babai im.Kuvendet Komunale dhe kryetarët kanë shumë rëndësi. Vendosni dhe votoni”, ka shkruar Haradinaj.