Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka votuar sot në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë.
Pas votimit, Limaj tha se qytetarët kanë mundësi të vlerësojnë punën e udhëheqësve lokalë dhe të zgjedhin për përmirësimin e jetës në komunat e tyre.
“Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë. Qytetarët kanë shans të jashtëzakonshëm për të vlerësuar punën e atyre që kanë qenë dhe për t’i dhënë mundësi vetes për ta përmirësuar jetën në lokalitetet e tyre,” u shpreh ai.
Ai shtoi se pret që fitorja e kandidatëve të reflektojë edhe në përfitim të qytetarëve. “Shpresoj që kur kandidatët shpallin fitoren, të kenë fituar bashkë me qytetarët, sepse vetëm atëherë fitorja është e plotë,” theksoi Limaj.