Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, tha se fitorja e sotme në këto zgjedhje është fitore për qytetarët e Fushë Kosovës.
“Qytetarët e Fushë Kosovës kanë vendosur t’ia kthejnë komunën vetes. Pas 25 vjetësh po thyhet bastioni – tashmë nuk ka më bastione”, tha ai.