Bazuar në analizat e riskut dhe sjelljet e dyshimta të disa udhëtarëve, janë selektuar për kontroll të dytë disa automjete, nga të cilat janë identifikuar mallra që nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit doganor në fuqi.

Në të gjitha rastet, personat përgjegjës kanë deklaruar se nuk posedonin fatura për mallin, ose kanë paraqitur dokumentacion të pjesshëm dhe jo të mjaftueshëm për arsyetuar sasinë e mallrave te transportuara.

Dogana njofton se mallrat e ndaluara përfshijnë: Produkte tekstile në sasi prej gjithsej 200 copë, produkte ushqimore në peshë totale prej 140.72 kg, produkte kozmetike dhe parfume, përfshirë dhe artikuj të ndryshëm: CD për lojëra (PS5), mallra të ndryshme të përziera, gjithsej 104 artikuj, nga të cilat një pjesë nuk ishin të pajisura me dokumentacion përkatës.

“Për të gjitha rastet është iniciuar procedurë kundërvajtëse sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit ekonomik të vendit. Udhëtarët inkurajohen të respektojnë obligimet ligjore për deklarimin e saktë të mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton Dogana.