By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet lokale, 21 kryetarë të zgjedhur në rundin e parë, 17 në balotazh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zgjedhjet lokale, 21 kryetarë të zgjedhur në rundin e parë, 17 në balotazh
Lajme

Zgjedhjet lokale, 21 kryetarë të zgjedhur në rundin e parë, 17 në balotazh

Kosova Times
Last updated: 2025/10/13 at 12:53 PM
Kosova Times Published October 13, 2025
Share
SHARE

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 kanë përmbyllur garën për kryetarë që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, ndërsa 17 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.

 

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), disa fitore janë shënuar në komunat e mëdha, si:

Në Ferizaj, Agim Aliu nga PDK ka fituar me mbi 56% të votave, duke siguruar mandatin e dytë.

Në Lipjan, Imri Ahmeti nga LDK ka fituar pa balotazh me mbi 51%.

Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi nga LVV ka siguruar mbi 53% të votave.

Sami Lushtaku nga PDK ka arritur një fitore bindëse në Skenderaj me mbi 83% të votave.

Në Kamenicë, Kadri Rahimaj i LVV-së ka fituar me mbi 50%.

Ilir Ferati i LDK-së ka fituar në Istog me 58% të votave.

Në Shtime, Qemajl Aliu i LVV-së ka siguruar mandatin e dytë me mbi 50%.

Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka fituar Malishevën me mbi 53%.

Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar me mbi 51%.

Në Drenas, Ramiz Lladrovci, nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka fituar me mbi 52% të votave.

Mehmet Ballazi i PDK-së ka fituar në Hanin e Elezit me mbi 50%.

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka siguruar fitore me mbi 50% të votave.

Ndërkaq, në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, fitues janë kandidatët e Listës Serbe, parti kjo që ka siguruar fitore edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Në 17 komunat e tjera gara do të vazhdojë në rundin e dytë, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. Tash në raundin e dytë, LVV ka shkuar në ballotazh në 12 komuna, PDK ka shkuar në 6 komuna, LDK në 8 komuna, AAK në 5 komuna, dhe Lista Serbe në një komunë.

Komunat në balotazh

Dragash – LDK – PDK

Fushë Kosovë – VV – LDK

Gjakovë – AAK – VV

Gjilan – VV – LDK

Junik – LDK – AAK

Kaçanik – PDK – VV

Klinë – AAK – PDK

Kllokot – LS – SNS

Mitrovicë – PDK – VV

Obiliq – LDK – VV

Pejë – LDK – VV

Prishtinë – LDK – VV

Prizren – PDK – VV

Rahovec – AAK – VV

Suharekë – AAK – LDK

Viti – LDK – VV

Vushtrri – PDK – VV

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime në nivel vendi ka qenë rreth 39%.

Ndërkohëm sot do të nisë numërimi i votave për asamblistët. Kështu ka bërë të ditur për RTK-në, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke shtuar se votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit.

Sipas Elezit, numërimi do të fillojë në orare të ndryshme, në disa qendra në orën 12:00 dhe në disa të tjera në orën 16:00.

Procesi zgjedhor në vend, i cili u zhvillua dje, u vlerësua i qetë dhe pa incidente. Prokuroria e Shtetit angazhoi rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial për ta mbikëqyrur procesin dhe për të proceduar çdo parregullsi të mundshme. Policia e Kosovës, në bazë të planit operativ garantoi siguri dhe mbarëvajtje të procesit.

Udhëheqësit e shtetit dhe ambasadorët e akredituar i kanë uruar qytetarët e vendit për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times October 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Kosova Times Kosova Times May 31, 2023
Mediat ruse vazhdojnë propagandën për zhvillimet në Kosovë
Tmerri në një qytet sudanez: Uria, shtëpitë e djegura dhe dyqanet e mbushura me plumba
Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
Ukraina sulmoi objektet energjetike në katër rajone të Rusisë me dronë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?