Në urimin e tij, Abdixhiku tha se Iliri është një bashkëpunëtor dhe profesionist i vërtetë, i ndërtuar mbi vlera të forta familjare dhe se qytetarët e Istogut e kanë vlerësuar punën e tij dhe të LDK-së me një mbështetje të jashtëzakonshme.

Ai gjithashtu uroi strukturat e Lidhjes Demokratike për rezultatet spektakolare në Istog, me 60% për kryetar dhe 50% për Kuvend Komunal, duke shprehur besim se ky sukses do të vazhdojë.