“Hetuesit e IPK-së kanë filluar veprime fillestare hetimore lidhur me një rast në Rahovec, ku dyshohet se janë përfshirë dy zyrtarë policorë. Pas këtyre veprimeve, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Rahovec, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

Theksohet se rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”.