Policia e Rajonit të Prishtinës ka shtuar kontrollet në komunikacionin rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.
Në kuadër të planeve operative të Njësitit të Trafikut Rajonal dhe atij të Kryeqytetit, gjatë periudhës 6–14 tetor 2025 janë shqiptuar gjithsej 316 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë konfiskuar 15 patentë-shoferë.
Sipas të dhënave të policisë, kundërvajtjet më të shpeshta kanë qenë:
• Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit – 72 raste,
• Vendosja e xhamave të errët apo materialeve të paautorizuara – 31 raste,
• Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 13 raste,
si dhe shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se angazhimet për rritjen e disiplinës dhe sigurisë rrugore do të vazhdojnë pa ndërprerje në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rajonit të Prishtinës.