Aeroplani i Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, bëri një ulje të paplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë një fluturimi kthimi drejtuar për në SHBA, ka thënë Pentagoni në rrjetin social ‘X’.
Aeroplani që mbante Hegseth në rrugën e tij të kthimit nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Belgjikë kishte një “plasaritje në xhamin e përparmë të avionit”.
“Aeroplani u ul bazuar në procedurat standarde dhe të gjithë në bord, përfshirë Sekretarin Hegseth, janë të sigurt”, ka thënë qeveria, raporton BBC.
Hegseth ka shkruar pas uljes se: “Gjithçka mirë. Falë Zotit. Vazhdoni misionin!”
BBC raporton se ka gjurmuar aeroplanin dhe zbuloi se ai filloi të humbiste lartësi në bregun jugperëndimor të Irlandës. Pastaj u kthye në lindje, pasi kishte rënë në një lartësi prej 10,000 këmbësh, sipas FlightRadar24.
Në këtë kohë, aeroplani filloi të transmetonte një “kod 7700 squawk” në transponderin e tij. Këto sinjalizohen për të sinjalizuar një emergjencë të përgjithshme në bord, duke filluar nga dështimi i motorit deri te ulja e presionit dhe më pas një emergjencë mjekësore.
Në shkurt, një aeroplan qeveritar që mbante Sekretarin e Shtetit Marco Rubio u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës së pilotit.
Ministrat e Mbrojtjes u mblodhën në Belgjikë të mërkurën për të diskutuar sigurinë në Ukrainë.