Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet E.B, duke drejtuar një veturë të tipit BMW, në aksin rrugor “Adem Jashari”, ka humbur kontrollin mbi automjetin në afërsi të semaforëve në një udhëkryq.

Si pasojë, automjeti ka devijuar nga rruga, ka goditur një pemë dekorative dhe më pas një këmbësor, duke përfunduar në oborrin e ish-shtëpisë së mallrave në Gjilan.

Prokuroria ka cilësuar rastin si “Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”, në bazë të nenit 372 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar E.B është ndaluar për 48 orë, ndërsa vendimi për masën e sigurisë do të merret brenda afatit ligjor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.