“Kosova është një mik i mirë dhe një partner i rëndësishëm. Ne kemi qenë krenarë që e kemi mbështetur Kosovën si një komb të pavarur dhe sovran për një kohë të gjatë. Dua të mbështes integrimin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht rrugën e saj drejt Bashkimit Europian,” ka deklaruar ambasadori Rudolph.

Ai shtoi se mezi pret të njihet më nga afër me qytetarët dhe kulturën e Kosovës. “Pres me padurim t’ju njoh të gjithëve juve, këtë vend të bukur dhe ushqimin e tij të mrekullueshëm,” u shpreh diplomati gjerman.